Mane dhe Salah përballen në finalen e Kupës së Afrikës

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2022, 08:42 | Futboll
Mane dhe Salah përballen në finalen e Kupës së Afrikës

Senegal-Egjipt do të jetë finalja e madhe e Kupës së Afrikës.

120 minuta nuk vendosën dot një fitues në gjysmëfinalen Kamerun-Egjipt, çfarë bëri që gjithçka të përcaktohej vetëm nga pika e bardhë e 11-metërshit.

Pavarësisht se rastet nuk munguan nga të dyja skuadrat, në fund egjiptianët arritën të ishin më të saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Heroi i sfidës ishte padyshim Mohamed Salah, i cili shënoi i fundit dhe i dha triumfin skuadrës së tij.

Finalja e Kupës së Afrikës do të luhet në datën 6 shkurt. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos