Manifestimet përpara derbit, 400 euro gjobë për tifozët që u grumbulluan në “San Siro”

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2021, 13:14 | Futboll
Manifestimet përpara derbit, 400 euro gjobë për tifozët

Grumbullimi i mijërave tifozëve jashtë stadiumit “San Siro” përpara derbit Inter-Milan nuk ka kaluar pa u vënë re nga autoritet lokale që kanë nisur ndëshkimet në masë.

Policia e Milanos po analizon pamjet filmike të kamerave përreth stadiumit për të piketuar protagonistët e organizimit, dhe kushdo që do të identifikohet, do të ndëshkohet me një gjobë prej 400 euro.

Bëhet fjalë për më shumë se 5 mijë tifozë ultras të cilët manifestuan ardhjen e skuadrave të tyre në stadium duke thyer protokollin e masave anti-covid. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos