
Trajneri i Partizanit, Giovanni Colella, deklaroi për A2 CNN se ky ishte një titull kampion i vuajtur, por që u bë edhe më i bukur pikërisht për vështirësinë që pati.
“Sa më shumë të vuash për të arritur diçka, aq më shumë shijon”, deklaroi trajneri i parë italian që fiton titullin kampion në vendin tonë.
Kur u pyet nëse do të ketë një projekt Partizani me të në krye, Colella u përgjigj: “Projekti është, shpresojmë që të vazhdojë”.
Në lidhje me ndeshjet që e presin Partizanin në Champions League, Colella tha: “Jemi skuadër e mirë dhe kështu siç jemi. Pastaj, nëse mund ta përmirësojmë, të shohim”. (A2 Televizion)