Maqedonia e Veriut publikon shifrat ditore nga koronavirusi

Nga A2 CNN
28 Korrik 2020, 14:52 | Ballkani
Maqedonia e Veriut publikon shifrat ditore nga koronavirusi

5 viktima dhe 102 raste të reja është bilanci i ditës së fundit nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, zonat më të prekura janë sërish ato të Shkupit, Shtipit, Kumanovës, Gostivarit dhe Tetovës. Gjithashtu në 24 orët e fundit janë shëruar 99 persona nga koronavirusi.

Që nga nisja e pandemisë, numri i të prekurve nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 10.315, prej të cilëve afër 6 mijë janë shëruar, 471 kanë vdekur dhe mbi 4 mijë raste janë ende aktive. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos