Pandemia Covid-19, OBSH i konsideron shqetësuese shifrat nga Ballkani

Nga A2 CNN
23 Korrik 2020, 10:29 | Ballkani
Pandemia Covid-19, OBSH i konsideron shqetësuese shifrat nga Ballkani

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) i shikon me shumë shqetësim shifrat që raportohen nga Ballkani në pandeminë koronavirus. Megjithatë, pranon se dy Amerikat janë epiqendër përhapjeje.

“Gjithashtu edhe në Europë, ku sigurisht infeksioni është vënë nën kontroll, ne kemi akoma disa trende shqetësuese në juglindje të Europës dhe në Ballkan, prandaj nuk e kemi mposhtur ende”, shprehet Mike Ryan, shef i programit të emergjencave i OBSH-së.

Ai shton se situata duhet të mbikëqyret me shumë kujdes. Ndër të tjera paralajmëron dhe një rritje të nivelit të përhapjes në Afrikë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos