“Kur shqiptarët bashkohen, fitojnë”, Nik Gjeloshaj komenton dhe deklaratën e Ramës për Gjukanoviç

Nga A2 CNN
28 Gusht 2020, 20:25 | Ballkani
“Kur shqiptarët bashkohen, fitojnë”, Nik Gjeloshaj

Këtë të diel Mali i Zi shkon në zgjedhje dhe ashtu si në Maqedoninë e Veriut pak kohë më parë, partitë shqiptare janë bashkuar në një koalicion për të rritur shanset për një fitore ndryshe nga herët e tjera.

Liderët e Alternativës Shqiptare, Forcës së Re Demokratike, Lidhjes Demokratike Shqiptare, Unionit të Tuzit dhe Lëvizjes Qytetare Perspektiva nënshkruan një marrëveshje për të kandiduar në zgjedhje me një listë të përbashkët të kandidatëve dhe e diela do të tregojë fuqinë e këtij bashkimi.

Kreu i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj ishte i ftuar në Ditarin e mbrëmjes në A2 ku foli në lidhje me pritshmëritë që kanë shqiptarët nga zgjedhjet e së dielës. Ai u shpreh se kur shqiptarët bashkohen dalin gjithmonë të fituar dhe për këtë gjë kanë marrë mbështetjen e të gjithë Shqiptarisë.

Nik Gjeloshaj nuk la pa komentuar dhe thirrjen e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama që kërkoi drejtimin e votave nga partia e presidentit malazez Gjukanoviç.

“Mesazhi i parë i Edi Ramës nuk ishte për shqiptarët, por i  ishte drejtuar vetëm presidenti Gjukanovic, ndërsa tani iu drejtua drejtpërdrejt dhe shqiptarëve në Mal të Zi. Ai i ftoi ata që të marrin pjesë masivisht në zgjedhje dhe vota e tyre të jetë për listën shqiptare.

Kryeministri Rama dhe para disa ditësh i ka dhënë përkrahje direkt listës së shqiptarëve, jo vetëm ai, por edhe kryetari i bashkisë, Veliaj dhe ministri Majko, po ashtu nga presidenti i Kosovës, Thaçi, ministrja e Jashtme Haradinaj, kreu i PD, Lulzim Basha dhe ai i opozitës në Maqedoni, Menduh Thaçi.

Krejt Shqiptaria i ka sytë nga shqiptarët e Malit të Zi dhe janë në përkrahje të listës së shqiptarëve. Krejt Shqiptaria janë duke parë nga ne pasi janë të bindur se kur të gjithë shqiptarë bashkohen fitojnë. U jemi mirënjohës të gjithëve”, u shpreh Gjeloshaj në A2. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos