Zgjedhjet në Mal të Zi, Rama thirrje shqiptarëve për mbështetjen e Gjukanoviçit

Nga A2 CNN
27 Gusht 2020, 13:51 | Ballkani
Zgjedhjet në Mal të Zi, Rama thirrje shqiptarëve për

Në zgjedhjet e 30 gusht për herë të parë, koalicioni i  5 partive shqiptare në Malin e Zi, garon me një listë të vetme. Politikanët e Tiranës dhe Kosovës prej dy ditësh i adresojnë mesazhe shqiptarëve që të mbështesin këtë listë.

Presidenti Ilir Meta e kërkoi këtë përmes një videomesazhi në shqip. Një mesazh të ngjashëm kishte dhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.  Ndërsa Edi Rama shkoi një hap më tutje, duke iu drejtuar të gjithë malazezëve jo vetëm në anglisht, por dhe në gjuhën e tyre.

Kryeministri shqiptar nuk nguroi të kërkonte votë për emra të përveçëm, duke bërë fushatë për Milo Gjukanovic.

“Dua të falënderoj Milon që ekziston, jo vetëm për Malin e Zi, por edhe për Shqipërinë, Kosovën dhe të gjithë rajonin. Nuk ka asnjë sot që ta çojë Malin e Zi përpara si Milo që e ka shpëtuar shumë herë. Votojeni që të vazhdojë punën e mrekullueshme që e ka bërë Malin e Zi të lulëzojë. Zoti e bekoftë Malin e Zi në çdo hap”, ishte mesazhi i kryeministrit shqiptar.  

Kjo qasje ngjalli reagime në Beograd. Sipas mediave serbe ministri i Mbrojtjes Aleksandar Vulin është shprehur se nuk përbën sekret që Rama dhe Thaçi po hartojnë kufijtë e Shqipërisë së Madhe dhe shohin veten si zotër të Malit të Zi.

Në një mesazh të dytë video, Rama një ditë më pas atij të shpërndarë në Malin e Zi, kërkon mbështetje për listën shqiptare. Më 30 gusht  në parlamentin malazez do të votohet për 81 deputete. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos