Mbi 1 mijë të shëruar nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Nga A2 CNN
12 Prill 2021, 19:41 | Ballkani
Mbi 1 mijë të shëruar nga koronavirusi në Maqedoninë e

Maqedonia e Veriut ka regjistruar 193 raste të reja dhe 34 viktima nga koronavirusi, në 24 orët e fundit.

Bilanci ditor tregon gjithashtu se mbi 1 mijë pacientë e kanë mposhtur pandeminë, për një total prej afro 118 mijë të shëruarish.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bëri me dije se vatra më e nxehtë vijon të jetë Shkupi ndërsa në vend ka afro 20 mijë raste aktive.

Pas shifrave të sotme, numri total i rasteve pozitive që nga nisja e pandemisë është 142.034 ndërsa ai i fataliteteve ka shkuar në 4262. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos