
Qesharake dhe antikushtetuese e cilëson Komisioni i Rithemelimit marrëveshjen mes Enkelejd Alibeajt dhe Taulant Ballës për Presidentin e ri.
Nënkryetari i grupit parlamentar të PD, Luçiano Boçi, rikujton edhe njëherë se Alibeaj nuk është më kreu i grupit parlamentar të PD.
Në cilësinë e të mandatuarit nga PD për të kryer negociata me aleatët opozitarë për një emër të përbashkët për Kreun e Shtetit, Boçi tregon dakortësimin e arritur: “Në rastin kur i jepet opozitës e drejta propozuese e vërtetë, mund të japim ndonjë emër”.
Reagimi kishte edhe nga Lëvizja Socialiste për Integrim, ku Petrit Vasili, me anë të një statusi në Facebook, e ka cilësuar marrëveshjen Alibeaj-Balla pjellë të 17 majit, duke iu referuar marrëveshjes mes Ramës e Bashës, në vitin 2017. (A2 Televizion)