Patozi: Zgjidheni me sfilatë presidentin

Nga A2 CNN
18 Maj 2022, 11:23 | Politikë
Patozi: Zgjidheni me sfilatë presidentin

Astrit Patozi ka reaguar me anë të një statusi në Facebook për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri. Ai ironizon negociatat që po mbahen para kamerave, duke thënë se “presidenti të zgjidhet me sfilatë në televotim”.

“Meqë negociatat për zgjedhjen e Presidentit të Republikës po bëhen para kamerave, futini edhe një sfilatë të kandidatëve, që ta bëni tamam dhe të plotë transparencën.

Dhe pasi të parakalojnë ata përballë jurisë kompetente, shpallni pastaj të hapur televotimin për publikun, që fituesi të jetë sa më i mbështetur dhe gjithëpërfshirës”, shkruan Patozi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos