Rama: Koha kur AZHBR dhe bujqësia ishin degë partie, ka vdekur

Nga A2 CNN
18 Maj 2022, 13:24 | Politikë
Rama: Koha kur AZHBR dhe bujqësia ishin degë partie, ka vdekur

Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të programi IPARD III për bujqësinë në Shqipëri, nënvizoi se koha kur fondet jepeshin nga qeveria ishin vetëm për njerëzit e partisë, ka mbaruar.

Kreu i qeverisë u shpreh se kjo lloj mbështetje do të përfitohet nga to vetëm përmes punës.

“Koha kur AZHBR ishte degë partie dhe bujqësia ishte e ndarë në parcela partie, ka vdekur. Koha kur jepeshin paratë për të bërë punë në bujqësi dhe gjysma e parave shkonin në parti, ka vdekur. Unë bëra kohë në këtë punë dhe unë i dalloj demokratët dhe janë shumë të nderuar. Kjo nuk ka rëndësi. Ne këtu jemi për partinë e punës. Ju falënderoj të gjithëve dhe iu them se jemi në dispozicion të çdokujt që dëshiron të punojë”, tha Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos