Marrëveshja e roaming, Bregu: Nuk do ta mbajmë telefonin pa internet dhe të kërkojmë një vend me wi-fi

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2022, 14:26 | Politikë
Marrëveshja e roaming, Bregu: Nuk do ta mbajmë telefonin pa internet

Majlinda Bregu, Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, u shpreh për A2 CNN se firmosja e marrëveshjes për roaming bën që të nisë “procesi i uljes së tarifave të roaming nga 1 tetori i vitit 2023”.

“Shqiptarët, nga kjo datë, do të paguajnë më pak sesa paguajnë sot kur shkojnë në Itali apo Gjermani. Nuk do ta mbajmë telefonin fikur dhe mezi presim të gjejmë një vend me wi-fi. Më pas, do të shkojmë deri në heqjen e tarifave shtesë që paguajmë në krahasim me vendet e BE-së. Pra, abonimi që ke në Shqipëri të mos kushtojë më shumë sesa kushton në Shqipëri kur udhëton në Evropë”, tha Bregu.

Kur u pyet nëse mendon se Shqipëria është sot më afër Bashkimit Evropian, Bregu u përgjigj: “E kuptoj simbolikën e ditës dhe është me të vërtetë për t’u përshëndetur, por ky është një proces politik. Por, fakti që mesazhet për Ballkanin Perëndimor u vendos të jepeshin nga një vend i Ballkanit Perëndimor, është mesazh i dyfishtë. Unë nuk i kushtoj shumë rëndësi datës së anëtarësimit, por procesit. Më vjen mirë që kemi një qasje pozitive drejt BE-së”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/12/06/marreveshja-e-roaming-nder-hapat-e-pare-qe-do-te-ndihmoje-anetaresimin-e-ballkanit-perendimor-ne-be/

A2 CNN Livestream

Latest Videos