“Marrëveshja Kosovë-Serbi, historike”, ambasadorja e SHBA-së në OKB, thirrje për zbatimin e shpejtë të saj

Nga A2 CNN
26 Prill 2023, 08:27 | Kosova
“Marrëveshja Kosovë-Serbi, historike”, ambasadorja e

Një marrëveshje historike, ligjërisht e detyrueshme për normalizimin mes Kosovës dhe Serbisë, e ka cilësuar ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield, marrëveshjen mes Prishtinës dhe Beogradit, ndërsa bëri thirrje për “zbatimin e shpejtë të saj”.

Sipas zëdhënësit të Misionit të SHBA-së në OKB, Nate Evans, ambasadorja Thomas-Greenfeld i bëri komentet në një takim në Nju-Jork me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz.

“Ambasadorja Thomas-Greenfield përsëriti se Shtetet e Bashkuara do të mbeten të angazhuara në mënyrë aktive për të mbështetur Kosovën dhe Serbinë në zbatimin e angazhimeve të tyre në drejtim të një marrëdhënieje të qëndrueshme dhe paqësore”, thuhet në njoftimin e zëdhënësit.

Dy diplomatet e larta diskutuan për partneritetin e qëndrueshëm midis Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës dhe angazhimin e tyre të përbashkët për avancimin e stabilitetit dhe mirëqenies në Ballkanin Perëndimor, sipas njoftimit të zëdhënësit të Misionit amerikan në OKB. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos