Marrëveshja me opozitën për reformën zgjedhore, Rama: Duhet përgëzuar ky rikthim i arsyeshëm në tryezën e dialogut

Nga A2 CNN
14 Janar 2020, 15:16 | Politikë
Marrëveshja me opozitën për reformën zgjedhore, Rama: Duhet

Kryeministri Rama ka reaguar pas arritjes së një marrëveshje ditën e sotme mes mazhorancës dhe opozitës në lidhje me reformën zgjedhore.

“Përtej më shumë se një viti të humbur në rrugën e konfliktit të çuar deri në ekstremin e mosarsyes, duhet përgëzuar ky rikthim i arsyeshëm në tryezën e dialogut për shkallën e parë të Reformës Zgjedhore, ku të gjitha rekomandimet e OSBE/ODHIR-it do integrohen në Ligjin Zgjedhor”, shkruan Rama në Twitter”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/01/14/marreveshja-per-reformen-zgjedhore-ambasada-amerikane-do-te-forcoje-demokracine-shqiptare/

A2 CNN Livestream

Latest Videos