
Në përfundim të tryezës së përbashkët për reformën zgjedhore, nënkryetari i LSI, Petrit Vasili i është përgjigjur dhe pyetjes së gazetarëve se përse opozita ka ndryshuar qëndim në lidhje me deklaratat e saj se nuk do të ulej asnjëherë në të njëjtën tavolinë me Damian Gjiknurin për një çështje kaq të rëndësishme.
Vasili u shpreh se opozita vijon t’i qëndrojë deklaratave të saj për Gjiknurin, por nuk mund të imponojë zgjedhjet e palës tjetër.
“Nuk kemi ndryshuar asnjë qëndrim, por nuk kemi imponuar dhe as nuk imponojmë zgjedhjet e palës tjetër dhe preferencat e saj. Ne jemi këtu pikërisht mbi bindjen e një ndërtimi të një procesi solit, të shëndetshëm dhe të pakontestuar nga palët.
Opozita prej kohësh e akuzon Damian Gjiknurin, i cili aktualisht është dhe bashkëkryetar i komisionit për reformën zgjedhore, për manipulim të zgjedhjeve në Dibër. (A2 Televizion)