Marrëveshja për dokumentet, Vuçiç: Siguruam më të mirën e mundshme nga ujdia

Nga A2 CNN
29 Gusht 2022, 11:40 | Kosova
Marrëveshja për dokumentet, Vuçiç: Siguruam më

Serbia ka arritur të nxjerrë më të mirën e mundshme nga marrëveshja me Prishtinën, sipas Aleksandër Vucic. 

Presidenti serb tha se marrëveshja për dokumentet e hyrje - daljeve në kufi është një ujdi verbale pasi është nënshkruar që më 2011, në kuadër të dialogu të nënshkruar në Bruksel.

Si pjesë e bisedimeve të ndërmjetësuara nga BE-ja, Kosova dhe Serbia nënshkruan një Marrëveshje për Lirinë e Lëvizjes, 11 vjet më parë, e cila parashikonte lëshimin e dokumenteve për hyrje-dalje.

https://a2news.com/2022/08/27/be-arrin-te-thyeje-vucic-borrell-arrihet-marreveshja-per-dokumentet-ne-kufirin-kosove-serbi/

Vuçiç tha se është “gjithmonë” i gatshëm që të marrë pjesë në mbledhjen e Kuvendit të Serbisë, sa i përket Kosovës. Më herët, Vuçiç tha se marrëveshja për dokumentet, nuk nënkuptonte njohjen e pavarësisë së Kosovës.  (A2 Televizion)

https://a2news.com/video/njohja-e-dokumenteve-eksperti-marreveshje-realiste-merite-e-amerikaneve-sepse-borrel-ka-deshtuar/

A2 CNN Livestream

Latest Videos