Marrëveshja Putin-Zelenski, Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë të burgosurit

Nga A2 CNN
29 Dhjetor 2019, 19:13 | Bota
Marrëveshja Putin-Zelenski, Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë të

Separatistët pro-rusë dhe Ukraina kanë përfunduar një shkëmbim të shumëpritur të të burgosurve, në pritje të një këmbimi final të këmbimit të gjithë të burgosurve.

Lajmi u publikua nga vetë zyra e presidentit ukrainas, Volodimir Zelenski, si provë e këtij të fundit se po bën gjithçka mundet për të mbajtur premtimin për të kthyer në shtëpi të burgosurit.

Autoritetet ruse dhe ukrainase ranë dakord për shkëmbimin, i cili ka për qëllim përmirësimin e lidhjeve mes dy vendeve. Zyra e shtypit saktësoi gjithashtu se këtë herë, 76 të burgosur janë kthyer në shtëpi.

Marrëdhëniet midis dy vendeve u përkeqësuan në vitin 2014, kur Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë të Ukrainës. Kryengritësit e mbështetur nga Rusia filluan atëherë një kryengritje në rajonin Donetsk dhe Luhansk të Ukrainës lindore.

Më shumë se 13,000 njerëz janë vrarë në konflikt. Gjatë samitit të Parisit më herët këtë muaj, presidentët Putin dhe Zelenski u zotuan se do të përgatisin terrenin për shkëmbimin e të burgosurve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos