Anëtarët e KQZ-së, Gjiknuri: Nuk mund të lihen jashtë procesit deputetët

Nga A2 CNN
18 Qershor 2020, 19:17 | Politikë
Anëtarët e KQZ-së, Gjiknuri: Nuk mund të lihen jashtë

Damian Gjiknuri, pas mbledhjes së sotme të Këshillit Politik, tha se mazhoranca nuk e pranon formulën e re të opozitës për përzgjedhjen e përfaqësuesve të KQZ.

“PD-ja po vjen te skema brenda Kuvendit dhe kjo është pozitive, por propozimet e saj janë për një komision përfaqësuesish politikë partie. Deputetët e Kuvendit duhet të jenë të përfaqësuar në këtë panel përzgjedhës. Skema e KQZ-së e përzgjedhësve më parë nuk ka funksionuar keq. Dua ta deklaroj publikisht që mazhoranca, ekspertët apo përfaqësuesit që do të konkurrojnë për anëtarë të KQZ, këta përfaqësues të denjë, do të kenë mbështetjen e mazhorancës nëse kanë dhe mbështetjen e opozitës. Brenda skemës së komplikuar mund të ketë zgjidhje. I kërkuam që opozita të reflektojë, pasi nuk mund të përjashtosh pjesëmarrjen e deputetëve në këtë proces. Jam i bindur që kjo formulë do të zgjidhet si dispozitë e përkohshme për zgjedhjen e përfaqësuesve të KQZ. Opozitës shqiptare do i garantohet që përfaqësuesit që mbështeten prej saj do garantohen nga mazhoranca me votë”, tha Gjiknuri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos