Reforma Zgjedhore, Bylykbashi: Mazhoranca nuk e pranoi propozimin tonë për KQZ-në

Nga A2 CNN
18 Qershor 2020, 19:08 | Politikë
Reforma Zgjedhore, Bylykbashi: Mazhoranca nuk e pranoi propozimin tonë

Sot u mblodh sërish Këshilli Politik për diskutimin e marrëveshjes për Reformën Zgjedhore. Oerd Bylykbashi, përfaqësues i Partisë Demokratike, tha se mazhoranca nuk ra dakord për propozimin e opozitës në lidhje me përzgjedhjen e anëtarëve të KQZ-së.

“Diskutuam propozimin e dytë të opozitës së bashkuar në lidhje me KQZ-në. Ju e dini që ne kishim bërë një propozim tjetër. Por, me qëllim që marrëveshja të zbatohet, duke siguruar të gjitha garancitë të procesit të emërimit të anëtarëve të KQZ-së, që të jenë profesionistë dhe nga ana tjetër që të gëzojnë respekt te spektrit politik si dhe të sigurojnë që KQZ-ja, në nxjerrjen e akteve nënligjore dhe në vendimmarrje, nuk do kemi mazhorancë që do shkatërrojë zgjedhjet. Ne i kërkuam mazhorancës që të heqë dorë nga këmbëngulja që me çdo kusht të çojë në një proces që nuk jep asnjë nga garancitë që folëm. Mazhoranca nuk e pranoi, duke arsyetuar që sistemi i propozuar prej nesh politizon. Ne e kemi të certifikuar nga Venecia, është si ai i Reformës në Drejtësi. I ftuam të reagojnë në mënyrë konstruktive që të ngrihet sa më shpejt KQZ në mënyrë të besueshme që t’i hapë rrugë organizimit të zgjedhjeve dhe identifikimit biometrik”, tha Bylykbashi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos