
Gjykata Themelore e Prishtinës miraton kërkesën e Prokurorisë duke caktuar masën prej 30 ditësh paraburgim për 5 të dyshuarit për terrorizëm. Ata u arrestuan më 10 tetor gjatë një aksioni të policisë.
Njëri prej avokatëve mbrojtës, konfirmoi se 5 të dyshuarit akuzohen “për përgatitjen e sulmeve terroriste ndaj rendit kushtetues”.
Prokuroria Speciale e Kosovës njofton se ata akuzohen edhe për pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
Ndërkohë, gjatë operacionit të policisë, të dyshuarve u janë gjetur dhe sekuestruar armë dhe municione. (A2 Televizion)