Prej ditësh Uganda ndodhet në kaos për një seri protestash që kanë përfshirë qytetet më të rëndësishme të vendit afrikan, në veçanti kryeqytetin Kampala, duke shkaktuar të paktën 45 të vdekur dhe qindra të arrestuar.
Protestat lindën pas arrestimit të Bobi Wine, një nga këngëtarët më të njohur në vend, që ka kandiduar për zgjedhjet presidenciale kundër Yowri Musevenit, i cili drejton vendin prej 30 vitesh.
Uganda ndodhet në kaos për një seri protestash që kanë përfshirë qytetet më të rëndësishme të vendit afrikan Bilanci flet për të paktën 45 të vdekur dhe qindra të arrestuar Ish-koloni britanike, Uganda është një nga vendet më të varfra në botë Protestat lindën pas arrestimit të Bobi Wine, një nga këngëtarët më të njohur në vend, që në 2017 ka kandiduar për zgjedhjet presidenciale Wine u arrestua sepse në një nga mitingjet e organizuara prej tij, nuk kishte respektuar masat e distancimit social dhe përdorimin e maskave "Më vjen keq që njerëz kanë humbur jetën, por edhe krenar që ato persona ishin të paarmatosura dhe paqësorë", deklaroi Wine rreth 38% i popullatës jeton me pak më shumë se 1 dollarë në ditë Vendi ka probleme të mëdha në respektimin e të drejtave të njeriut Yowri Museveni drejton vendin prej 30 vitesh Bobi Wine Nga protestat Nga protestat
Wine u arrestua sepse në një nga mitingjet e organizuara prej tij, nuk kishte respektuar masat e distancimit social dhe përdorimin e maskave. Për mbështetësit e tij, kjo është vetëm një mënyrë për të manipuluar zgjedhjet, duke frikësuar popullin.
Edhe pse policia lokale ka pranuar aktet “e papërshtatshme” të disa policëve, që në video të ndryshme duket që përdorin plumba të vërtetë drejt turmave, ajo kujtoi se "protestuesit përfituan edhe nga kjo situatë e vështirë për të përfituar politikisht, duke shkatërruar prona private dhe shtetërore.
“Më vjen keq që njerëz kanë humbur jetën, por edhe krenar që ato persona ishin të paarmatosur dhe paqësorë, përgjegjësit e vetëm mbeten presidenti dhe ushtria”, deklaroi Wine.
Ish-koloni britanike, Uganda, është një nga vendet më të varfra në botë, ku rreth 38% i popullatës jeton me pak më shumë se 1 dollar në ditë, me probleme të mëdha në respektimin e të drejtave të njeriut. (A2 Televizion)