Shpëton për mrekulli shoferi në Kukës

Nga A2 CNN
29 Tetor 2020, 17:00 | Kronikë
Shpëton për mrekulli shoferi në Kukës

Një aksident i frikshëm ka ndodhur sot në urën që lidh qytetin e Kukësit me Hasin.

Megjithatë, shoferi mund të konsiderohet pa frikë një person me shumë fat, pasi ai dhe makina i kanë shpëtuar rënies në liqen.

Ashtu sikurse shihet edhe në foton e mëposhtme, automjeti tip “Golf” është mbajtur nga hekurat e urës.

Kështu, fatmirësisht aksidenti kaloi pa pasoja të rënda, dhe tërheqja e makinës nga ura u bë e mundur në kohë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos