
Gjykata e Vlorës ka vendosur masën arrest me burg për tre persona dhe detyrim paraqitje për dy të tjerë të akuzuar për një seri grabitjesh.
Shtetasit Ervin Dhima, Enerik Meçaj dhe Alfred Shametaj janë dënuar me burg nga Gjyqtarja Mirela Mishgjoni, ndërkohë që masa më e lehtë është vendosur për Endrit Sinajn dhe Lulëzim Elmazajn, edhe pse arrestet në flagrancë janë quajtur si të paligjshme.
Për dy të akuzuarit Endri Sinaj dhe Lulëzim Elmazaj, gjykata vlerësoi se arrestimi i tyre nuk është kryer në kushte flagrance por te Bashkia në Vlorë dhe e vetmja lidhje që ka paraqitur policia është lidhja miqësore mes tyre.
Për të akuzuarit e tjerë gjykata la në fuqi kërkesën e prokurorit për arrest me burg. Njëri prej tre të akuzuarit e tjerë rezulton pronar i njërës prej makinave të përdoruara për grabitje.
Personat u arrestuan më 27 tetor, të akuzuar si bandë e përfshirë në një seri grabitjesh, të maskuar si punonjës të policisë, e fundit në Selenicë. (A2 Televizion)