Masakra në Bucha, Rusia nis hetimet e saj për ngjarjen

Nga A2 CNN
4 Prill 2022, 12:34 | Bota
Masakra në Bucha, Rusia nis hetimet e saj për ngjarjen

Kryetari i Komitetit Hetues të Rusisë, Alexander Bastrykin, udhëzoi agjencinë e tij të analizojë të dhënat më të fundit për vrasjet e civilëve në periferi të Kievit, duke i dhënë zë reagimit të Ministrisë së Mbrojtjes Ruse e cila mohon të ketë kryer këto vrasje.

“Sipas informacioneve tona, Ministria e Mbrojtjes në Ukrainë ka shpërndarë në mediat perëndimore video të filmuara në qytetin Bucha si dëshmi e masakrës ndaj civilëve, me qëllim diskreditimin e personelit ushtarak rus”, shkruhet në deklaratën e lexuar nga Bastrykin.

Imazhet tronditëse të trupave të pajetë të civilëve në rrugët e Bucha, pas tërheqjes së forcave ruse, kanë shkaktuar një reagim të ashpër ndërkombëtar.

Komiteti Hetues në Rusi ka një histori të nisjes së hetimeve të motivuara politikisht, duke përfshirë ndjekjen e çështjeve penale kundër liderit të opozitës ruse, Alexey Navalny. Mbrojtësit e të drejtave të njeriut i kanë përshkruar këto hetime si një fushatë persekutimi politik të fshehtë.

Ministria ruse e Mbrojtjes pretendoi të dielën se pretendimet për vrasjet e civilëve në Bucha ishin të rreme dhe se për to nuk ishte paraqitur asnjë provë e besueshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos