Polonia akuza Gjermanisë: Po bllokon sanksionet e reja ndaj Rusisë

Nga A2 CNN
4 Prill 2022, 10:02 | Bota
Polonia akuza Gjermanisë: Po bllokon sanksionet e reja ndaj Rusisë

Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, akuzoi Gjermaninë se është ajo bllokuesja kryesore e sanksioneve të reja të Bashkimit Europian ndaj Rusisë.

Gjatë një konference për shtyp, ku u pyet për fitoren e katërt të kryeministrit hungarez, Orban, kreu i qeverisë polake u shpreh se Hungaria është pro sanksioneve, ndërsa Gjermania po i pengon ato.

Gjermania edhe më herët deklaroi se nuk mund të ndërpriste totalisht importin e naftës dhe të gazit nga Rusia, duke qenë se vendi kishte një varësi të konsiderueshme nga këto produkte, që në të kundërt do të sillnin një krizë furnizimi dhe çmimesh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos