Masakroi 46-vjeçarin me shkop bejsbolli pas një sherri, arrestohet

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2023, 10:22 | Kronikë
Masakroi 46-vjeçarin me shkop bejsbolli pas një sherri, arrestohet

Policia e Durrësit arrestoi një 44-vjeçar, i cili pas një konflikti për motive të dobëta dhunoi me mjete të forta një shtetas në fshatin Shkafane.

Nga hetimet dyshohet se shtetasi A. P., 44 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me shkop bejsbolli, shtetasin K. S., 46 vjeç,  banues në Kullë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.  

Si rezultat i kontrolleve u bë e munduar arrestimi i shtetasit A. P., 44 vjeç, banues në fshatin Shkafane

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos