Forcimi i masave në kalimet kufitare në vend ka sjellë radhë në kufirin Kosovë-Shqipëri.
Mjetet e vogla, autobusat dhe mjetet e tonazhit të rëndë janë në pritje për të hyrë në vendin tonë përmes doganës së Morinës. Pala shqiptare po punon me të gjitha kapacitetet e sportelet e hapura, por megjithatë fluksi mbetet tepër i madh.
Qytetarët e Kosovës, shumica moshë e tretë janë lodhur nga pritjet e gjata dhe kanë zbritur nga autobusat duke treguar se janë të vaksinuar, kanë teste dhe krijimi i radhëve është i papranueshëm.
Nga sot, Shqipëria ka nisur masat anti-covid në pikë kalimet kufitare, ndërsa Kosova po i zbaton ato prej 31 gushtit. (A2 Televizion)