Nga sot, hyjnë në fuqi masat e reja anti-Covid në Shqipëri, forcohen kufijtë

Nga A2 CNN
6 Shtator 2021, 08:18 | Aktualitet
Nga sot, hyjnë në fuqi masat e reja anti-Covid në Shqipëri,

Sikurse u njoftua më herët, duke nisur nga sot 6 shtator, hyjnë në fuqi masat e reja anti-Covid. Kjo nënkupton se të gjithë ata që hyjnë në Shqipëri nga të gjitha pikat kufitare, duhet të plotësojnë 1 nga 3 kushtet e mëposhtme:

-Të kenë pasaportën e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë të paktën dy javë.

 -Të kenë testin PCR negativ brenda 72 orëve ose testin e shpejtë të antigenit brenda 48 orëve.

-Të kenë provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.

Këto rregulla  vlejnë edhe për pasagjerët që kalojnë tranzit në vendin tonë ndërsa të vetmit që përjashtohen nga kriteret më lart janë fëmijët deri në 6 vjeç. Përsa i përket qytetarëve rezident në Shqipëri, të cilët vijnë në vend dhe nuk kanë asnjë prej dokumenteve të kërkuara, duhet të izolohen për 10 ditë dhe pas izolimit duhet të njoftojnë autoritetet përkatëse shëndetësore për të kryer një test në fund të periudhës.

Shtimi i rasteve pozitivë bëri që Komiteti i Ekspertëve t'ju rikthehet disa prej masave kufizuese, ku përveç të lartpërmendurave, u rivendos edhe ora policore 23:00-06:00

Komiteti i Ekspertëve të Vaksinimit ka rekomanduar vaksinimin e detyruar për grupet më të riskuara nga marrja dhe sidomos nga shpërndarja e infeksionit, duke filluar me stafet mjekësore, me arsimtarët dhe me studentët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos