
Vaksinim për 600 futbollistët që do të jenë të pranishëm. Ky është plani i UEFA-s për kampionatin Evropian të futbollit Euro 2020 që zhvillohet këtë verë.
Duke shqyrtuar të gjitha mundësitë për një mbarëvajtjen në mënyrë sa më të sigurt të evenimentit, qeveria evropiane e futbollit ka gati një protokoll për të shmangur infektimet.
UEFA kërkon të vaksinojë të 25 futbollistët e 24 skuadrave finaliste, stafet teknike dhe federatat përkatëse.
Kjo është mënyra më e mirë për të shmangur vatrat e mundshme që mund të shpërthejnë në ekipet kombëtare si në rastin e kualifikueseve të Botërorit ku Italia ishte një prej tyre, me mbi 15 të infektuar gjatë grumbullimit. (A2 Televizion)