Mashtrim me pasoja të rënda, Apeli lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për kinezin

Nga A2 CNN
29 Shtator 2022, 12:17 | Kronikë
Mashtrim me pasoja të rënda, Apeli lë në fuqi masën

Gjykata e Apelit Tiranë lë në fuqi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për kinezin Linagbin Chen. Ai u arrestua në korrik, në Rinas, për llogari të drejtësisë kineze, e cila e akuzon për “mashtrim me pasoja të rënda”.

Chen u la fillimisht në “arrest në burg”, masë që u zëvendësua më pas nga Gjykata e Tiranës në “arrest në shtëpi”. Masa e dytë u ankimua nga prokuroria, që kërkoi rikthim të tij në qeli dhe vetë Chen, i cili kërkoi lehtësim të “arrestit shtëpiak” në masën e “ndalimit të daljes jashtë shtetit”.

Por, në Gjykatën e Apelit, prokuroria është tërhequr nga ankimi, ndërsa gjykata ka lënë të pandryshuar masën e “arrestit në shtëpi”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos