Ndërron jetë pronari në dhomën e hotelit të tij në Divjakë

Nga A2 CNN
29 Shtator 2022, 11:35 | Kronikë
Ndërron jetë pronari në dhomën e hotelit të tij në

Pronari i një hoteli në Divjakë është gjetur i pajetë në një nga dhomat e tij mëngjesin e sotëm. Policia njofton se 60-vjeçari ka humbur jetën pas një zjarri aksidental në dhomën e tij dhe për pasojë është asfiksuar.

Divjakë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:30, në Divjakë, është gjetur i pajetë shtetasi Ll. M., 60 vjeç, në një nga dhomat e hotelit në pronësi të tij. 

Nga veprimet paraprake dyshohet se gjatë natës aksidentalisht është shkaktuar zjarr në dhomën ku qëndronte 60-vjeçari, i cili për pasojë është asfiksuar dhe më pas është djegur.   

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos