Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e vona të së martës në qytetin e Shkodrës.
Mësohet se persona të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri në drejtim të një automjeti në lagjen “Prek Cali”.
Nuk ka raportim për persona të lënduar, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave. (A2 Televizion)