Mashtronin shtetas të huaj me bursa fiktive, në pranga 6 persona

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2022, 09:20 | Kronikë
Mashtronin shtetas të huaj me bursa fiktive, në pranga 6 persona

Administratori i një call center-i në Tiranë dhe 5 punonjës të tij, janë arrestuar në kuadër të një operacioni kundër krimeve ekonomike.

Sipas autoriteteve policore, në veçanti Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, personat në fjalë mashtronin shtetas të huaj, nëpërmjet telefonit, për të investuar në bursa fiktive në Forex.

Në arrest, kanë përfunduar shtetasi E. N., 25 vjeç, banues në Tiranë, administratori subjektit, si dhe punonjësit e tij  K. Gj., 25 vjeç, Sh. F., 26 vjeç, A. Sh., 20 vjeç, K. K., 20 vjeç dhe H. S., 26 vjeç.

Ndërkohë bëhet me dije që administratori tjetër, shtetasi P.A. është shpallur në kërkim, si dhe janë sekuestruar njësi kompjuterike, USB, aparate celulare dhe lista me të dhëna të ndryshme të shtetasve të huaj. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos