
Një 56-vjeçar nga Turqia është proceduar penalisht pasi është kapur me 17 mijë euro të padeklaruara në Kapshticë.
Policia bën të ditur se gjatë kontrollit të imptësishëm shtetasit turk S. A., 56 vjeç, banues në Adapazar, i janë gjetur në çantën e dorës dhe në xhup, 17.000 euro të padeklaruara.
“Veprimet e mëtejshme procedurale u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, të cilët referuan materialet në Prokurori, për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë". Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për hetime të mëtejshme”, njofton policia. (A2 Televizion)