
Tre shtetas nga Durrësi janë arrestuar në flagrancë nga forcat e policisë, teksa po tentonin të transportonin 13 emigrantë të paligjshëm.
Operacioni i kodifikuar si “Midnight” u konkretizua pas disa informacioneve në aksin rrugor Korçë-Pogradec, ku raste të tilla po shpeshtohen gjithmonë e më shumë.
Ndërkohë që shtetasi 44-vjeçar A.B. drejtonte furgonin, bashkëpunëtorët e tij R.H, 22-vjeçar dhe O.B. 28 -vjeçar, kontrollonin rrugën nga forcat e policisë me një mjet tjetër, po ashtu të sekuestruar.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme, ndërkohë që ëndrra e emigrantëve për të mbërritur në Bashkimin Europian duket se ka perënduar. (A2 Televizion)