“Maska të skaduara”, Basha: Krim ndaj mjekëve dhe qytetarëve, të nisin hetimet

Nga A2 CNN
10 Mars 2020, 15:15 | Politikë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat këtë të martë, denoncoi se 1,2 milionë maska të skaduara janë shpërndarë për mjekët dhe qytetarët.

Basha i bëri thirrje Prokurorisë të nisë menjëherë hetimet. “Rastet e të infektuarave sa vijnë dhe po rriten. Nuk është koha për panik, por është koha për kujdes. Përvoja botërore tregon se në shumicën e rasteve njerëzit e kanë mposhtur këtë virus, ndaj është shumë e rëndësishme të ndiqen këshillat e mjekëve.

Pak orë më parë, Gazmend Bardhi denoncoi se stafi shëndetësor është pajisur me 1.2 milionë maska të skaduara që në vitin 2011. Maskat e skaduara, akt kriminal. Ftoj Prokurorinë të nisë menjëherë hetimin”, u shpreh Lulzim Basha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos