“Maska të skaduara”, Rama reagon ndaj Bashës

Nga A2 CNN
10 Mars 2020, 15:37 | Politikë
“Maska të skaduara”, Rama reagon ndaj Bashës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, denoncoi ditën e sotme se mjekëve dhe qytetarëve u janë shpërndarë, 2 milionë maska të skaduara.

I menjëherë ka qenë edhe reagimi i kryeministrit Rama. “Ka vetëm një palë maska të dëmshme në Shqipëri: Maskat e atyre që dhe kur ky vend lufton me jetën nën gërmadhat e tërmetit apo me një virus kërcënues për planetin, s’ndalen së kërkuari pushtet me shpifje, sherr, rrëmujë! Po përsëri Shqipëria do t’ia dalë sepse shqiptarët s’janë vetëm!”, mbyllet reagimi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos