Soreca: Palët politike të shmangin gjuhën konfliktuale, BE po iu vëzhgon

Nga A2 CNN
22 Prill 2021, 15:31 | Politikë
Soreca: Palët politike të shmangin gjuhën konfliktuale, BE po iu

Pas një takimi me Ilirjan Celibashin, Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Luigi Soreca, ambasadori i BE në Tiranë, u shpreh se zgjedhjet e së dielës janë shumë të rëndësishme për Shqipërinë dhe BE-ja është duke vëzhguar.

“Kemi ardhur të diskutojmë me Celibashin situatën në lidhje me përgatitjen e zgjedhjeve të 25 prillit. Komisioneri na tregoi për situatën deri tani për të gjitha përgatitjet për zgjedhje. Po ashtu, ai na foli për identifikim biometrik. Gjërat janë pothuajse gati. Komisioneri ka besim se gjithçka do të jetë gati për zgjedhje. Një aspekt i rëndësishëm ka qenë edhe edukimi i votuesve dhe dëshirojmë të përgëzojmë komisionerin për këtë çështje.

U bëj thirrje qytetarëve të votojnë, të përdorin të drejtën e tyre për të votuar. Në këtë mënyrë, ata do të votojnë për të ardhmen e tyre dhe të ardhmen e Shqipërisë në BE. Këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme dhe BE po ju ndjek nga afër, gjithçka që ndodh jo vetëm në Tiranë, por në të gjitha bashkitë e Shqipërisë sepse jeni një vend kandidat dhe ne jemi duke marrë në konsideratë linçimin e konferencës së parë ndërqeveritare”, tha Soreca.

Më tej, ai u kërkoi palëve politike të shmangin gjuhën e urrejtjes. “Thirrja jonë është për të gjithë për vetëpërmbajtje. Të shmanget gjuha konfliktuale, e urrejtjes. Është shumë e rëndësishme që gjithçka të bëhet siç duhet të dielën”, u shpreh Soreca. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos