Matura Shtetërore, dalin rezultatet e gjuhës shqipe dhe letërsisë

Nga A2 CNN
26 Qershor 2019, 10:19 | Sociale
Matura Shtetërore, dalin rezultatet e gjuhës shqipe dhe

Qendra e Shërbimeve Arsimore ka publikuar ditën e mërkurë rezultatet e provimit të gjuhës shqipe dhe letërsisë për “Maturën Shtetërore 2019”.

Në provimin e zhvilluar me 12 Qershor morën pjesë 36.412 maturantë. Sipas QSHA, rezulton se kalueshmëria në provimin e gjuhës shqipe dhe letërsisë është 94.8%.

Këtë vit Matura Shtetërore u përballë me disa risi. Maturanët dhanë më pak provime dhe patën më shumë pyetje në testet e katër lëndëve. Testet ishin të shkallëzuar sipas niveleve të maturantëve dhe kishte më shumë pyetje me alternativë.

Rezultatet e provimeve të Maturës Shtetërore për lëndët e tjera do të publikohen sipas afateve të parashikuara në Rregulloren e MSH 2019”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos