Sondazhi i të rinjve për politikën, 71% duan të ikin nga Shqipëria, nuk kanë besim te politika

Nga A2 CNN
14 Qershor 2019, 16:47 | Sociale

Të rinjtë shqiptare janë të zhgënjyer nga klasa politike, ndaj përgjigjen me indiferentizëm për çdo ngjarje  që prodhon ajo. Gjatë një sondazhi kombëtar të kryer nga shoqëria civile, 71% e të rinjve të pyetur duan të largohen nga Shqipëria.

Gjermania, Franca dhe Holanda janë vendet e preferuara për të jetuar dhe punuar.

“Ndërkohë që jemi në një situate politike se kur do të bëhen zgjedhjet, 71% të të rinjve kane vendosur të emigrojnë. Për shkak të një pune më të mirë, standarde më të mirë dhe sigurisë”, thotë Rigels Xhemollari, i Qëndresës Qytetare.

80% e të pyeturve nuk besojnë tek politika, nuk janë aktiviste dhe as anëtar partie. Nga sondazhi ka rezultuar se 53% e të rinjve do të votojnë në zgjedhjet e ardhshme, 24 % mbështesin bojkotin, ndërsa 17%  janë të paqartë.

Por studentët të pyetur në kryeqytet nga A2 CNN nuk shprehin asnjë interes ndaj votimeve. Në sondazh u përfshinë të rinjtë e moshave 18 deri 30 vjeç dhe nga 61 bashkitë e vendit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos