Shfrytëzimi i bregdetit, monitorohet plazhi i Velipojës për respektimin e ndarjeve nga subjektet

Nga A2 CNN
12 Qershor 2023, 16:16 | Aktualitet
Shfrytëzimi i bregdetit, monitorohet plazhi i Velipojës për

Drejtoria rajonale e bregdetit në bashkëpunim me bashkinë dhe Prefekturën e Shkodrës kanë ushtruar kontrolle në 65 stacionet e plazhit të Velipojës. Qëllimi i këtij inspektimi është respektimi i hapësirave të plazheve që kanë marrë subjektet private.

Inspektoret kanë matur çdo metër të rërës duke e krahasuar me lejet dhe licensimet përkatëse nga autoritetet. Gjithashtu, kontrolli do të verifikojë edhe respektimin e hapësirave të dedikuara për plazhe publike. Ky aksion në terren do të vijojë, duke mos toleruar asnjë zaptim të paligjshëm të sipërfaqeve të plazheve.

Mosrespektimi i hapësirave të përcaktuara nga autoritet jo rrallë herë ka qenë shkak i konflikteve që kanë përfunduar deri në përdorimin e armëve në zonën e Velipojës.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos