Problemi kryesor për ligjvënësit britanike qëndron tek çështja e kufirit me Irlandën e veriut. Për këtë Kryeministrja britanike Theresa May do të takojë liderët dhe zyrtarët e Bashkimit Evropian, në një përpjekje për të rinegociuar këtë pjesë të marrëveshjes.
Pas anulimi të votimit në Parlament ajo do të zhvillojë bisedime me kryeministrin holandez, Mark Rutte dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel. Gjatë fjalimit të mbajtur të hënën para deputeteve britanike, Kryeministrja tha se duhen siguri të tjera lidhur me planin kufitar për Irlandën e Veriut.
“Shumë prej aspekteve kontroverse të kësaj marrëveshje, përfshirë vendosjen e kontrolleve kufitare, janë thjeshtë fakte të pashmangshme pasi negociuam Brexit. Ata deputetë që vazhdojnë të kundërshtojnë duhet të marrin mbi supe përgjegjësinë e mbështetjes së zgjidhjes alternative që mund të pasojë”, deklaroi May në Parlament.
Gjatë fjalimit, May u ndërpre disa herë nga e qeshura e deputetëve në sallë.
Reagon BE: Marrëveshja e Brexit, e panegociueshme
Ndërkohë, kryeministrja britanike është përpjekur edhe të bindë liderët e Bashkimit Evropian për një rinegocim të çështjes se Irlandës së Veriut, Brukseli e bëri të qartë se kjo nuk do të ndodhë.

Por krerët e Bashkimit Evropian nxituan ta bënin ta qartë se kjo nuk do të ndodhte. Gjatë një seance plenare të parlamentit Evropian, presidenti i Komisionit evropian Jean-Claude Junker u shpreh: “Marrëveshja e arritur është e vetmja e mundshme, nuk ka vend për negociata të reja. Jam i befasuar pasi kishim rënë dakord me qeverinë britanike, por me sa duket sa i afrohemi realizmit të qëllimin shfaqen problemet”.
Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk theksoi gjithashtu se Brukseli nuk do të rinegociojë ujdinë, por shtoi se liderët do të diskutonin se si të ndihmonin Britaninë për të mundësuar ratifikimin e saj në parlament. (A2 Televizion)