
Mblidhet sot Kuvendi i Shqipërisë, ku në rend dite shtrihen një sërë pikash; si interpelancë me ministrin e Jashtëm, kërkuar me urgjencë nga 8 deputetë të opozitës parlamentare.
Nuk dihet ende se kush do e përfaqësojë ministrinë duke pasur parasysh që ministër i Jashtëm është kryeministri Rama dhe de fakto, drejtohet nga zv/ministri Gent Cakaj.
Gjatë seancës do të votohet gjithashtu për ndryshimin e disa neneve në buxhetin e vitit 2019 dhe projektbuxhetit të taksave vendore, i cili përjashton nga taksa e ndikimit në infrastrukturë të gjitha familjet e prekura nga tërmeti i datës 21 shtator. (A2 Televizion)