
Policia e Romës filloi të dyshoi kur një djalë 30 vjeçar me motor shmangu kontrollin e tyre pasi kishte futur një pako të dyshimtë. I kapur nga forcat e rendit pas një ndjekje të shkurtër, i arrestuari që u konfirmua si shqiptar hapi çantën ku kishte 6 kile hashash me vete.
Nga kërkimet në shtëpinë e tij, u gjet një depozitë lëndësh narkotike. Plot 160 kile të ndara në hashash dhe marjiuanë, por edhe disa kile kokainë, që shqiptari mbante në garazhin e shtëpisë.
Me shumë gjasa, 30 vjeçari shqiptar kishte rolin e korrierit të një organizate shumë më të strukturuar që tani forcat e rendit italiane po kërkojnë të identifikojnë. (A2 Televizion)