Mbarë bota mesazhe solidarizimi Turqisë pas tërmetit fatal, Holanda dërgon ekipe shpëtimi

Nga A2 CNN
6 Shkurt 2023, 09:32 | Bota
Mbarë bota mesazhe solidarizimi Turqisë pas tërmetit fatal,

Mesazhe ngushëllimi dhe mbështetje nga mbarë bota u dërguan në drejtim të Turqisë, pas tërmetit vdekjeprurës që goditi vendin në orët e para të mëngjesit të së hënës, që deri më tani ka regjistruar rreth 700 viktima.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, shprehu ngushëllimet e tij për viktimat në Twitter dhe ofroi ndihmë.

"Ne qëndrojmë me popullin e Turqisë në këtë kohë të vështirë. Ne jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmën e nevojshme për të kapërcyer pasojat e fatkeqësisë”

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky

Në Twitter, kryeministri indian, Narendra Modi, tha se ishte "i shqetësuar nga humbja e jetëve dhe dëmtimi i pronës" nga tërmeti.

"India qëndron në solidaritet me popullin e Turqisë dhe është e gatshme të ofrojë të gjithë ndihmën e mundshme për të përballuar këtë tragjedi,"

Kryeministri indian, Narendra Modi

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, u dërgoi ngushëllimet e tij njerëzve si në Turqi ashtu edhe në Siri në një sërë postimesh në Twitter.

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, shkroi në Twitter:

"Shteti i Izraelit është gjithmonë i gatshëm të ndihmojë në çdo mënyrë të mundshme. Zemrat tona janë me familjet e pikëlluara dhe popullin turk në këtë moment të dhimbshëm."

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, tha se Shtetet e Bashkuara ishin "thellësisht të shqetësuara" për shkatërrimin në Siri dhe Turqi.

“Kam qenë në kontakt me zyrtarët turq për të thënë se ne jemi të gatshëm të ofrojmë çdo dhe të gjithë ndihmën e nevojshme. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë nga afër situatën në koordinim me Turqinë”.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan

Misioni diplomatik amerikan në Turqi shprehu gjithashtu “dhimbje të thellë për viktimat tragjike dhe dëmet e mëdha të shkaktuara nga tërmeti” në një postim në Twitter.

Ndërkohë, mësohet se Holanda ka dërguar një ekip të specializuar kërkim-shpëtimi në zonat më të prekura nga ky tërmet. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/06/termeti-i-fuqishem-ne-turqi-u-ndje-edhe-ne-liban-dhe-qipro-mbi-500-viktima/
https://a2news.com/2023/02/06/termeti-ne-turqi-dhjetera-pasgoditje-pritet-te-vazhdojne-edhe-ne-oret-ne-vijim/
https://a2news.com/2023/02/06/termeti-shkaterrimtar-ne-turqi-shperthen-tubacioni-i-gazit-natyror/

A2 CNN Livestream

Latest Videos