Tërmeti i fuqishëm në Turqi u ndje edhe në Liban dhe Qipro, mbi 500 viktima

Nga A2 CNN
6 Shkurt 2023, 09:01 | Bota

Një tërmet i fuqishëm ka goditur një zonë të gjerë në Turqinë juglindore, pranë kufirit me Sirinë, duke vrarë më shumë se 500 njerëz. Tërmeti me magnitudë 7.8 goditi në orën lokale 04:17 në një thellësi prej 17.9 km pranë qytetit të Gaziantep.

Në Turqi, zyrtarët konfirmuan më shumë se 284 vdekje dhe deri më tani 10 qytete u goditën, përfshirë Dijarbakirin. Në Siri, më shumë se 237 njerëz humbën jetën dhe 600 të tjerë u plagosën, njoftuan mediat shtetërore.

Ministria e Shëndetësisë raportoi se viktima janë nga provincat e Alepo, Latakia, Hama dhe Tartus. Ndërkohë numri i viktimave pritet që të rritet në ditët në vijim. Ekipet e shpëtimit po kërkojnë për të mbijetuar nën rrënojat e ndërtesave.

Ministri i Brendshëm turk, Suleymon Soylu, tha se janë prekur 10 qytete: Gaziantep, Kahramanmaras, Hatay, Osmaniye, Adiyaman, Malatya, Sanliurfa, Adana, Dijarbakir dhe Kilis.

Raportohet se, lëkundjet janë ndjerë edhe në Liban dhe Qipro. Sizmologët turq vlerësuan se fuqia e tërmetit ishte 7.8 ballë. Ata raportuan se një lëkundje e dytë goditi rajonin vetëm pak minuta më vonë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/06/termeti-ne-turqi-18-pasgoditje-te-tjera-deri-me-tani-pritet-te-vazhdojne-edhe-ne-oret-ne-vijim/
https://a2news.com/2023/02/06/termeti-shkaterrimtar-ne-turqi-shperthen-tubacioni-i-gazit-natyror/

A2 CNN Livestream

Latest Videos