
Ditët e pushimeve të fundvitit kanë mbaruar edhe për politikën shqiptare. Ndërkohë që në PD vijon beteja e brendshme, kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot kabinetin qeveritar.
Mbledhja mësohet të ketë nisur rreth orës 09:00, në një prej godinave qeveritare në qendër të kryeqytetit, në të ashtuquajturën “Vila 30”.
Sipas burimeve, mbledhja ka si tema kryesore përmbledhjen e aktiviteteve, por veçanërisht caktimin e objektivave të secilit sektor për 300 ditët e ardhshme. (A2 Televizion)