Sot skadon ultimatumi për të lënë zyrën, Basha përkujton 31-vjetorin e Rilindjes Demokratike

Nga A2 CNN
5 Janar 2022, 09:51 | Politikë
Sot skadon ultimatumi për të lënë zyrën, Basha

Sot skadon ultimatumi që Komisioni i Rithemelimit të PD-së i vendosi Lulzim Bashës për largimin nga zyra. Sali Berisha paralajmëroi protestë më 8 janar në PD, ndërsa Lulzim Basha iu përgjigj me lyerje fasadash e ndryshim dyersh në selinë blu.

Këtë mëngjes, Basha zgjodhi të përkujtojë 31-vjetorin e lindjes së Rilindjes Demokratike, organit të shtypit të PD-së. Duke e quajtur të parën media opozitare në Shqipëri, Basha tha se “RD” u bë themeluese e shtypit të lirë shqiptar.

https://a2news.com/2022/01/04/perplasja-per-pd-ne-berisha-therret-proteste-basha-ndryshon-deren-e-selise/

“Të vështira janë ditët e sotme për mediat. Në një atmosferë mbytëse për lirinë e tyre, mes plagëve të vjetra të tranzicionit dhe të rejave të kësaj kohe sfiduese për të vërtetën, ato ka nevojë për inkurajim dhe mbështetje të gjithanshme, që askush të mos prekë fjalën e lirë sepse nëpërmjet saj ne mbrojmë të vërtetën, si një gjest shërimi për të parë me guxim dhe shpresë nga e ardhmja”, tha Basha përmes një postimi në rrjetet sociale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos