
74,880 doza të tjera të vaksinës Pfizer mbërritën të shtunën në Shqipëri, si pjesë e kontratës së nënshkruar mes qeverisë dhe kompanisë.
Lajmi u dha përmes një postimi në rrjetet sociale nga ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu, e cila siguroi se plani për vaksinimin e çdo qytetari do të vijojë.
“Kanë mbërritur në Shqipëri edhe 74,880 doza të vaksinës Pfizer, pjesë e kontratës së dytë të qeverisë shqiptare me kompaninë. Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,646,720 vaksina antiCOVID-19. Jemi të vendosur të çojmë deri në fund planin kombëtar të vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të çdo qytetari”, shkruan Manastirliu. (A2 Televizion)