
Kthjellime të shpeshta dhe vranësira të lehta do të ketë deri në mesditë kur vranësirat shtohen në perëndim dhe gradualisht deri në mbrëmje, do të përfshijnë të gjithë vendin duke sjellë edhe reshjet e para në ultësirën perëndimore.
Temperaturat e ajrit shënojnë ndryshime të lehta me jo më shumë se 1°C në të dy vlerat ditore, të cilat do të luhaten nga 5 në 23°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe rrallëherë mesatare nga drejtimi juglindor-jugor duke krijuar dallgëzim të ulët në brigjet detare, më i dukshëm dallgëzimi gjatë mbrëmjes. (A2 Televizion)